Lajmet

Microsoft prezantoi Windows 10 S për shkollat

Publikuar , 02 Maj 2017
0
Me fjalë të tjera kufizimi vetëm në Windows Store është bërë me qëllim që të shmangen orë të gjata pune e dhimbje koke për mësuesit dhe administratorët. Microsoft prezantoi Windows 10 S për shkollat

Nuk është një rikthim. Edhe pse Windows 10 S është një version i ri i Windows me fokus të veçantë sektorin edukativ dhe ka ngjashmëri të shumta me Windows RT, konkurrenti i Chrome OS ka disa diferenca të cilat e bëjnë shumë më të dobishëm.

Ky sistem operativ u prezantua ditën e sotme gjatë evenimentit që Microsoft kishte përgatitur. Ai ka performancë superiore, është i sigurte dhe i thjeshtë.

Ashtu si Windows RT, Windows 10 S mund të përdoret vetëm me aplikacionet e universale të Windows Store. Këto aplikacione konsumojnë më pak bateri dhe nuk përbëhen nga procese komplekse si aplikacionet Win32 ku jo pak herë shfaqen probleme të shumta.

Me fjalë të tjera kufizimi vetëm në Windows Store është bërë me qëllim që të shmangen orë të gjata pune e dhimbje koke për mësuesit dhe administratorët.

“Teknologjia duhet ta bëjë më të lehtë jetën e mësuesve dhe të nxisë kreativitetin e studentëve e jo ti shpërqendrojë,” u shpreh shefi ekzekutiv i Microsoft Satya Nadella.

Ndryshe nga Windows RT, Windows 10 S në të vërtetë mund të funksionojë me aplikacionet tradicionale x86 por duhet të shkarkohet nga Windows Store. Nëse përpiqeni të luani aplikacione nga burime të jashtme, një kuti informuese do të shfaqet dhe ofrojë përdoruesve alternativë në Windows Store.

Së fundi Microsoft ka integruar Windows Intune Education përmes të cilit administratorët mund të konfigurojnë një imazh sistemi dhe ta kalojnë e një çelës USB e më pas ta përdorin për të instaluar një version të modikuar të Windows 10 S në çdo kompjuter.

Microsoft do të ofrojë gjithashtu me këtë sistem operativ një abonim falas një vjeç në Minecraft:Education Editiom dhe Office 365 Education. Gjithashtu çdo kompjuter shkolle me Windows 10 Pro të instaluar mund të konvertohet në Windows 10 S falas.

LEXO EDHE:  Shqipëri-Kosovë pa roaming vitin e ardhshëm

Laptopët e parë me Windows 10 S nga Dell, HP, Acer dhe Asus do të debutojnë gjatë verës me kosto fillestare prej 189 dollarësh. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>