Lajmet

Microsoft prezanton aplikacionin e ri pjesë e suitës Office

Nga: PCWorld
Publikuar , 02 Nëntor 2021
Është shumë e ngjashme me Google Vibes por më shumë i fokusuar në koordinimin e ekipeve. Microsoft prezanton aplikacionin e ri pjesë e suitës Office

Microsoft Loop është aplikacioni më i ri Office prezantuar ditën e sotme nga gjiganti i Windows me vizionin e një suite produktiviteti fluide.

Konkretisht kemi të bëjmë me një mekanizëm që ofron koordinime në përmbajtje të caktuar si një tabelë apo diagrame duke sinkronizuar informacionin mes të gjitha aplikacioneve Office.

Përshembull një tabelë që keni krijuar në Outlook, do të përditësohet automatikisht nëse dikush tjetër përditëson informacionin e saj në një dokument Word.

Deri më sot ky mekanizëm është implementuar vetëm në Office online e madje vetëm si testim. Ajo çfarë Microsoft Loop premton për të ardhmen e koordinimit të punës me dokumente është shumë më e madhe.

Loop Components janë në zemër të asaj që Microsoft e quan produktivitet atomik. Këto komponentë mund të jenë gjithçka nga një listë tek një projekt kompleks Dynamics 365. Komponentë mund të organizohen në faqe, një lloj dokumenti i pastrukturuar.

Loop Workspace është mënyra e strukturimit të komponentëve dhe faqeve.

Është shumë e ngjashme me Google Vibes por më shumë i fokusuar në koordinimin e ekipeve. Kompania premtoi më shumë informacion në lidhje me Loop në muajt në vijim. Komponentët e saj presim ti shohim në Teams, Outlook, OneNote dhe aplikacionet Microsoft 365. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Mbi 500 aplikacione mobile përdorin sot termin "metaverse"