Lajmet

Microsoft prezanton funksionalitetin e ri “Clutter” për Office 365

Publikuar , 02 Prill 2014
0
Microsoft prezanton funksionalitetin e ri “Clutter” për Office 365

evo_email_03-640x501Në konferencën Microsoft Exchange u prezantuan disa funksionalitete të reja për përdoruesit e Office 365, përfshirë këtu mjete për organizimin e postës hyrëse dhe aplikacionin në ueb për platformën Android. Opsioni i ashtuquajtur “Clutter” ka për qëllim të lehtësojë paraqitjen e e-mail-eve në postën elektronike dhe organizimin automatik në varësi të rëndësisë së tyre.

Steve Chew, menaxher marketingu në grupin Exchange, është shprehur: “Në thelb të këtij funksionaliteti qëndron eleminimi i e-mail-eve të parënëdsishëm nga posta elektronike e përdoruesit. Duke shfrytëzuar inteligjencën e Office Graph ky funksionalitet mund të përcaktojë se çfarë konsideroni ju një e-mail të rëndësishëm apo të parëndësishëm dhe do përpiqet të gjejë modele që i përshtaten kësaj sjelljeje.”

Funksionaliteti “Clutter”, i cili momentalisht është në testim e sipër, është shumë i ngjashëm me opsionin Priority Inbox të Gmail. Nëpërmjet tij do të vihen në dukje mesazhet e identifikuara si të rëndësishme, ndërsa ato të parëndësishmet do të vendosen në një seksion të veçantë të postës tuaj elektronike. Microsoft prezantoi gjithashtu edhe disa funksionalitete të reja të cilat lehtësojnë veprimin e njerëzve me dokumentet nëpërmjet përdorimit të One Drive for Business, i cili lançohet zyrtarisht ditën e martë.

Risia e këtij funksionaliteti qëndron në mundësinë për të dërguar jo vetëm dokuementet e bashkangjitura, por edhe ato dokumente të ruajtura në OneDrive si linqe duke bërë të mundur që persona të ndryshëm të editojnë të njejtin dokument në kohë reale. Zotëruesi i dokumentit ka të drejtë që të menaxhojë privilegjet direkt nga e-mail-i.

Për aplikacionin Outlook në ueb Microsoft ka vendosur të shtojë edhe suportin për Android. Kjo do të lejojë përdoruesit e Android të aksesojnë mesazhet e tyre nëpërmjet Microsoft Exchange. Kompania nuk ka saktësuar ende datën e lançimit të këtyre funksionaliteteve, po ka mundësi që ato të jenë të disponueshme për përdoruesit në muajt në vazhdim. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Përditësimi i madh i radhës në Windows 10 do të jetë në të vërtetë i vogël

Lajmet e fundit>