Harduer

Microsoft prezanton gjeneratën e 7-të të Surface Pro

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 02 Tetor 2019
0
Sot Surface Pro është tableti 2n1 më popullor në botë sipas Microsoft. 75% e kompanive Fortune 500 blejnë pajisje Surface. Microsoft prezanton gjeneratën e 7-të të Surface Pro

Sot Microsoft kishte aktivitetin special të harduerit ku ndër të tjera prezantoi edhe Surface Pro 7.

Laptopi-tablet sjell USB-C, një shtesë shumë e rëndësishme që adhuruesit e pajisjes e kanë pritur prej vitesh.

Gjenerata e fundit e Surface Pro fillon nga 749 dollarë dhe porositë nga dita e sotme. Pajisja del në shitje më 22 Tetor.

Ashtu si paraardhësit, Surface konsiston nga një ekran 12-inç dhe një mbështetëse për ta mbajtur në pozicionin vertikal. Gjithashtu vjen me një tastierë e cila hiqet dhe një laps Stylus Surface Pen i cili lejon shkrimin, vizatimin dhe mbajtjen e shënimeve.

Sot Surface Pro është tableti 2n1 më popullor në botë sipas Microsoft. 75% e kompanive Fortune 500 blejnë pajisje Surface.

Kompania vuri theksin tek potenciali kreativ i Surface Pro dhe në një video shfaqej edhe një artist duke e përdorur. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Rritet numri i laptopëve HP me bateri që shpërthejnë në flakë

Lajmet e fundit>