Tashmë që Microsoft Edge ka një motor kërkimi të ri bazuar në Chromium, kompania është gati ti japë shfletuesit një pamje të re. Gjiganti i softuerit prezantoi një logo të re në formën e një vale deti i cili ka ngjashmëri me logon e vjetër të Internet Explorer.
Nëse shikoni me kujdes, do të vini re se logoja ka formën e një “E”. Versioni Chromium i shfletuesit mbërriti në formën beta në Gusht, por nuk dihet se kur versioni final ka për të debutuar.
How do you like our new #Edge logo?? #comingsoon! pic.twitter.com/EgL6n5xqRI
— Vishnu Nath ???⌨️ (@VishnuNath) November 2, 2019
Konferenca Iginite e Microsoft për zhvilluesit dhe administratorët IT starton ditën e sotme. Kjo konferencë mund të jetë vendi ideal për të prezantuar formalisht një shfletues i cili përfaqëson një këndvështrim të ri të Microsoft ndaj uebit.
Microsoft Edge erdhi si një shpresë për të ndryshuar fatin e Microsoft në botën e shfletuesve pasi dekadave dominim të kompanisë në botën e shfletuesve i erdhi fundi me Internet Explorer. /PCWorld Albanian