Harduer

Microsoft prezanton një laptop buxhetor Surface

Nga: PCWorld
Publikuar , 01 Tetor 2020
Së pari Laptop Go ka ekran më të vogël, 12.5-inç me prekje por është i ngjashëm në paraqitje me Laptop 3 me dizajnin metalik dhe ngjyrën platinium. Microsoft prezanton një laptop buxhetor Surface

Microsoft prezantoi ditën e sotme një version më të lirë të laptopit popullor Surface. Quhet Surface Laptop Go dhe debutoi krahas tabletit të fuqishëm Surface Pro X.

Zbuluar përmes një postimi në blog, Surface Go është më i vogël, më i lehtë dhe më pak i kushtueshëm sesa Surface Laptop 3 dhe ofron të njëjtën eksperiencë premium të Windows 10 me çmim prej që fillojnë nga 549 dollarë.

Së pari Laptop Go ka ekran më të vogël, 12.5-inç me prekje por është i ngjashëm në paraqitje me Laptop 3 me dizajnin metalik dhe ngjyrën platinium.

Ka të njëjtën tastierë dhe trackpad. Kamera 720p shoqërohet nga një çift mikrofonësh të cilësisë studio për video thirrje. Në brendësi gjendet një procesor Intel Core i5 i gjeneratës së 10-të me 4 ose 8GB RAM si dhe 13-orë jetëgjatësi bateri. Prezent është i njëjti numër portash si vëllai i madh Laptop 3.

Së fundi Laptop Go ka Wi-Fi 6 dhe Bluetooth 5. Laptop Go karikohet për 1 orë në 80% të baterisë. Tre modelet do të jenë të disponueshëm si mëposhtë:

  • Core i5, 4GB RAM, 64GB memorie eMMC: 549 dollarë
  • Core i5, 8GB RAM, 128GB memorie SSD: 699 dollarë
  • Core i5, 8GB RAM, 256GB memorie SSD: 899 dollarë

/PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Thirrjet audio dhe video vinë në aplikacionin Windows dhe Mac të WhatsApp