Harduer

Microsoft prezanton një telefon me ekran që paloset

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 02 Tetor 2019
0
Telefoni nuk do të debutojë deri vitin e ardhshëm duke i dhënë Microsoft mjaftueshëm kohë për të ta ofruar për zhvilluesit të cilët do të krijojnë aplikacione për të. Microsoft prezanton një telefon me ekran që paloset

Microsoft është rikthyer në biznesin e telefonëve dhe jo vetëm por e filloi me një telefon me ekran që paloset. Surface Duo në fakt nuk është një ekran që paloset por janë dy ekrane të lidhura bashkë ngjashëm me ZTE Axon M.

Si rezultat mes dy ekraneve është një hendek. Ekrani i dytë është dizajnuar për shkrim dhe kontrollim dhe jo për të ndërpveruar me të apo parë një film.

Interesant është fakti se ky telefon është një bashkëpunim mes Microsoft dhe Google. Në vend që të ofrojë një version të Windows 10-ës për këtë pajisje, Surface Duo vjen me Android.

Telefoni nuk do të debutojë deri vitin e ardhshëm duke i dhënë Microsoft mjaftueshëm kohë për të ta ofruar për zhvilluesit të cilët do të krijojnë aplikacione për të.

Gjithashtu duke qenë se pajisja u prezantua pothuajse 1 vit përpara, shumë gjëra mund të ndryshojnë deri në finalizimin e saj. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Facebook me një hapësirë të dedikuar adhuruesve të lojërave

Lajmet e fundit>