Harduer

Microsoft prezanton pajisjen 3,500 dollarëshe të realitetit virtual HoloLens 2

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 25 Shkurt 2019
0
Por përtej një loje si Pokemon Go realiteti i shtuar nuk ka shkuar më tutje. Versioni i mëparshëm i HoloLens ishte kryesisht për zhvilluesit. Microsoft prezanton pajisjen 3,500 dollarëshe të realitetit virtual HoloLens 2

Microsoft ka një version të ri të pajisjes së realitetit të shtuar e cila gjurmon se nga po shkojnë përdoruesit si dhe të gjurmojë lëvizjen e duarve të tij.

Kompania tha se ato që mbajnë HoloLens 2 do ta gjejnë më të lehtë të ndërveprojnë me grafikat e vendosura mbi botën reale.

Shumë ekspertë besojnë se të shkrish bashkë grafikat me botën reale është një fushë me potencial të lartë.

Por përtej një loje si Pokemon Go realiteti i shtuar nuk ka shkuar më tutje. Versioni i mëparshëm i HoloLens ishte kryesisht për zhvilluesit.

HoloLens 2 del në shitje në SHBA, Japoni, Kinë, Gjermani, Kanada, Britani, Irlandë, Francë, Australi dhe Zelandë të Re për 3,500 dollarë.

Një prej disavantazheve të versionit të kaluar ishte fusha e kufizuar e shikueshmërisë. HoloLens 2 ka një shikueshmëri dy herë më të madhe.

Për herë të parë Microsoft prezantoi HoloLens në 2015. Fillimisht u shit si version eksperimental por nga Gusht 2016 doli në shitje për të gjithë.

Katër vite janë shumë mes dy debutimeve të hardueri por kompania dëshironte të testonte tregun dhe tu jepte zhvilluesve shansin të ndërtonin aplikacionet e para HoloLens.

Për të ndihmuar këta të fundit, Microsoft lançoi edhe disa shërbime të Azure për HoloLens. Vlen të theksohet se Microsoft asnjëherë nuk e pozicionoi pajisjen si harduer konsumator. Ky trend do të vazhdojë edhe për va vite. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Windows XP dhe Windows 7 të rrezikuar nga një sulm kibernetik madhor

Lajmet e fundit>