Harduer

Microsoft prezanton Surface Hub 2 dhe idenë e procesorëve që zëvendësohen

Sep 24 2018
0 Shpërndarje
Sakaq në 2020-ën Microsoft do të ofrojë modelin 2X ku përdoruesit e 2S do të mund të kalojnë përmes një përditësimi hardueri dhe softueri. Microsoft prezanton Surface Hub 2 dhe idenë e procesorëve që zëvendësohen Photo Source: Microsoft

Microsoft bëri të ditur ditën e sotme se Surface Hub 2, pasardhësi i ekranit gjigandesk me prekje dhe Windows 10, do të debutojë në tre mujorin e dytë të 2019-ës.

Sot  Microsoft prezantoi Surface Hub 2S, një model me parametra më të ulët sesa origjinali.

Ende ai do të ofrojë thuajse të njëjtën eksperiencë me përjashtim të madhësisë së ekrani i cili do të jetë 50.5-inç dhe jo 55 dhe 84-inç që kanë modelet e kaluara.

Gjithashtu do të ketë të integruar një kamër 4K.

Sakaq në 2020-ën Microsoft do të ofrojë modelin 2X ku përdoruesit e 2S do të mund të kalojnë përmes një përditësimi hardueri dhe softueri.

Kur Surface Hub 2S të mbërrijë, Microsoft do të përdorë çipe të cilat mund të zëvendësohen dhe përdoruesit nuk kanë pse të hedhin tutje ekranin kur Surface Hub 2X të mbërrijë.

Surface Hub 2X në 2020-ën do të ketë softuer të ri, një version special i Windows 10-ës së bashku me shërbimin Office 365.

Megjithatë konkurrenca nuk i ka munguar Microsoft që kur prezantoi Surface Hub. Google ka lançuar Jamboard i cili ka kosto edhe më të përballueshme. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>