Lajmet

Microsoft prezanton Windows 8 RTM

Publikuar , 18 Gusht 2012
0
Microsoft prezanton Windows 8 RTM

Data e lëshimit për shkarkim të Windows 8 ka ardhur.

Microsoft (NASDAQ: MSFT) jo vetëm që e paraqiti atë në MSDN dhe TechNet, por na ka dhënë po ashtu mundësinë e përdorimit të këtij sistemi operativ për një periudhë kohore prej 90 ditësh.

Kështu që, njerëz, hidhni poshtë “Consumer Preview” dhe instaloni bitet e fundit nga RTM.

Versioni RTM është versioni përfundimtar i Windows 8 të cilin zhvilluesit dhe profesionistët e IT-së duhet ta vlerësojnë, megjithëse produkti do të jetë në shitje për publikun në datën 26 tetor.

Sistemi i ri operativ i Microsoft-it mund të shkarkohet nga abonentët e TechNet të Microsoft dhe programet në shërbimet profesionale në MSDN.

Windows 8 mund të shkarkohet në formën e versionit x86 dhe x64. Versioni Windows RT, i njohur ndryshe si Windows 8 për pajisjet ARM, sipas një zëdhënësi të ndërmarrjes Microsoft, nuk është në dispozicion për shkarkim.

“Windows RT është në dispozicion vetëm i instaluar automatikisht në pajisje; nuk ka një version të veçantë si softuer,” shpjegoi përmes një emaili një zëdhënës i ndërmarrjes Microsoft.

“Kështu, x86 dhe x64 janë versionet e Windows 8 në dispozicion për t’u shkarkuar për abonentët e MSDN dhe TechNet.” (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Hakohet rrjeti i hotelerive ku bën pjesë edhe Sheraton, ekspozohen 327 milion rekorde klientësh

Tags >

Windows 8
Lajmet e fundit>