Analiza

Microsoft prezanton zyrtarisht Windows 11

Nga: PCWorld
Publikuar , 24 Qershor 2021
Në Windows 11 Microsoft ka krijuar diçka të quajtur ndërfaqet "snap" ku me thjeshtësi mund të ndryshoni përmasat e dritareve të aplikacioneve në desktop. Microsoft prezanton zyrtarisht Windows 11 Photo Source: Microsoft

Microsoft më në fund konfirmoi atë çfarë kemi dëgjuar prej disa javësh: Windows 11. Pas disa muajsh spekulime, sistemi operativ i Microsoft është zyrtar.

Fokusi i madh i Windows 11-ës është thjeshtimi i ndërfaqes së Windows, një dyqan i ri Windows Store dhe përmirësime të performancës dhe multi-tasking.

Windows 11 ka një menu Start të re, buton Start të përditësuar dhe qendërzuar në taskbar. Ndërfaqja është shumë e ngjashme me atë që kemi parë në Windows 10X, një projekt i cili duhej të shkonte për pajisjet me dy ekrane që Microsoft i anuloi.

Pjesa më e madhe e punës së Windows 10X ka shkuar në Windows 11.

Menuja start braktis ikonat e lëvizshme që njiheshin si “Live Tiles” në favor të një launçuesi të ngjashëm me atë të Chrome OS dhe Android.

Ndërfaqja e qendërzuar është influencuar së shumti nga macOS dhe ChromeOS ndërsa Windows 11 ka skaje të hakuara.

Në Windows 11 Microsoft ka krijuar diçka të quajtur ndërfaqet “snap” ku me thjeshtësi mund të ndryshoni përmasat e dritareve të aplikacioneve në desktop.

Performanca është një fokus i madh i Windows 11-ës. Përditësimet tashmë janë 40% më të vogla dhe më efikase sepse ndodhin në sfond.

Microsoft ka integruar Teams direkt në Windows 11 për përdoruesit individualë dhe komercialë dhe është vendosur në taskbar. Është një lëvizje e cila shihet si distancim nga Skype që ishte qendror në Windows 10.

Widgets dhe gjestet e prekjes janë një komponent i rëndësishëm për Windows 11-ën. Disa prej widgets janë ajo e motit, lajmeve dhe hartave.

Microsoft premton edhe shpejtësi e performancë për Windows 11. DirectStorage do të jetë pjesë e sistemit operativ por kërkon që kompjuteri juaj të ketë NVMe, një funksionalitet i implementuar edhe në Xbox.

LEXO EDHE:  Përdoruesit e telefonëve Samsung mund të luajnë aplikacionet Android në kompjuter

Xbox Game Pass është integruar në Windows 11 falë një aplikacioni të ri Xbox që kompania e ka testuar prej disa muajsh. Është përfshirë xCloud në mënyrë që tu bëni stream lojërave nga cloud i Microsoft.

Së fundi Windows 11 ka një dyqan të ri aplikacionesh i ridizajnuar dhe me mbështetjen për të hostuar akoma më shumë aplikacione. Këto aplikacione janë si Adobe Creative Suite, dhe aplikacione Android si TikTok dhe Instagram. /PCWorld Albanian