Analiza

Microsoft pritet të zbulojë hollësi për Windows 9 në konferencën Build 2014

Publikuar , 16 Janar 2014
0
Microsoft pritet të zbulojë hollësi për Windows 9 në konferencën Build 2014

Microsoft gjatë ditës së martë ka bërë hapjen e regjistrimit për konferencën Build 2014 dhe tashmë janë shitur të gjitha vendet e lira pas 24 orëve.

Kjo ngjarje e këtij viti është planifikuar që të zhvillohet në San Francisko, por Microsoft prite që ta mbajë atë më 2 dhe 4 prill. Pas mbajtjes së Build 2013 në qershor, pritet që Microsoft të bëjë zbulimin e Windows Phone 8.1, së bashku me disa hollësi fillestare të Windows 9.

Windows Phone 8.1 përfshin një qendër njoftimi dhe ndihmues të ngjashëm si Siri, me disa veçori shtesë në krahasim me lëshimin origjinal të bërë në tetor të vitit 2012. Microsoft pritet të bëjë publike hollësitë e “Përditësimit 1” të Windows 8.1 në Build 2014. Përditësimi pritet të përfshijë disa ndryshime të vogla në Windows 8.1 përpara lëshimit të madh Windows 9 në fillim të vitit 2015.

Zhvilluesit është e qartë që janë duke dashur të dinë më tepër në lidhje me ndryshimet që Microsoft i ka bërë. Me thashethemet që qarklullojnë për tabletin Surface mini dhe pajisjet e para Windows Phone 8.1 të Nokia-s, është e mundur që Build 2014 do të mund të përfshinte një përzierje të lajmërimeve për harduerë dhe softuerë.

Microsoft ka konfirmuar për zbulimin e detajeve të reja për The Verge në një e-mial. “Madhësia dhe përfshirja është e krahasueshme me vitin e kaluar, por ne nuk jemi duke zbuluar numra të posaçëm,” thotë një zëdhënës i ndërmarrjes Microsfot. Në konferencën Build 2013, morën pjesë mbi 6,000 zhvillues. (PCWorld Albanian)

buildstock3_1020_large_verge_medium_landscape

LEXO EDHE:  Interneti "çmendet" nga prezantimi më i fundit i Microsoft

Lajmet e fundit>