Lajmet

Microsoft publikon përditësimin e parë madhor të Windows 10

Nga: PCWorld
Publikuar , 28 Maj 2020
0
Përditësimi i ardhshëm madhor i Windows 10 do të vijë në gjysmën e dytë të 2020 dhe ka për tu fokusuar tek përditësimet e sigurisë dhe rregullime të vogla në vend të funksioneve të reja. Microsoft publikon përditësimin e parë madhor të Windows 10

Pas pothuajse një viti e gjysmë në fazë testimi, Përditësimi i Majit 2020 të Windows 10-ës është i disponueshëm për tu shkarkuar. I njohur me emrin e koduar Windows 10 Versioni 2004, ky përditësim sjell disa veçori të reja në sistemin operativ desktop të Microsoft.

Më i dukshmi është një File Explorer i ri, por nuk mund të lihen pa përmendur funksionalitetet e përmirësuara të kërkimit, mbështetja për kyçje pa fjalëkalim dhe një eksperiencë e re Cortana.

Por më i rëndësishmi të paktën në sytë tonë është opsioni Cloud Download. Ky opsion e bën resetimin e Windows 10-ës në një konfigurim të mëhershëm shumë më të lehtë. Janë përmirësuar desktopët virtualë dhe DirectX 12 Ultimate.

Për të shkarkuar përditësimin e ri duhet të kontrolloni nëse është bërë i disponueshëm për ju në Windows Update. Vizitoni Windows Settings > Update & Security > Windows Update > Check for Updates.

Nëse është i gatshëm për shkarkim do të vëreni një mesazh “Feature update to Windows 10, version 2004” të shfaqet tek përditësime opsionale. Mjafton të klikoni “Download and install now” për të proceduar me instalimin e tij.

Nuk ka për të qenë i disponueshëm për të gjithë njëherazi dhe mbase mund të mbërrijë edhe pas disa javësh. Duke përdorur mjetin “Update Assistant” ju mund të detyroni instalimin e përditësimit përpara se të shfaqet në Windows Update.

Ju sugjerojmë që të shmangni diçka të tillë duke qenë se përditësimet e Windows 10 në muajt e fundit kanë pasur probleme të cilat u kanë kushtuar shtrenjtë përdoruesve. Ofrimin e përditësimit në faza Microsoft e shfrytëzon për të adresuar problemet që shfaqen tek përdoruesit e parë duke shmangur kështu një katastrofë për të gjithë bazën e përdoruesve të Windows 10 që i kalon 900 milionë.

LEXO EDHE:  Sot vendoset fati i trashëgimtarit të Samsung Jay Y. Lee

Përditësimi i ardhshëm madhor i Windows 10 do të vijë në gjysmën e dytë të 2020 dhe ka për tu fokusuar tek përditësimet e sigurisë dhe rregullime të vogla në vend të funksioneve të reja. /PCWorld Albanian