Biznes

Microsoft publikon reklamën e parë për blerjen e Nokia-s

Publikuar , 29 Prill 2014
0
Microsoft publikon reklamën e parë për blerjen e Nokia-s

nokiams.0_standard_800.0Njësia e pajisjeve dhe shërbimeve të Nokia-s tashmë zotërohet nga Microsoft dhe për të festuar kompania ka lëshuar një reklamë të re në Youtube.

Me titull “Not Like Everybody Else”, kjo reklamë përdor një muzikë nga një bandë rock, The Kinks, për të vënë në dukje eksperiencën e Nokia-s në industrinë e dizajnit.

Në një rrugë e zhveshur nga ngjyrat, një këmbësor i veshur më rroba me ngjyra të forta merr Nokia Lumia-n 1020 të tijën ngjyrë të verdhë, vendos një palë kufje në vesh dhe ecën tatëpjetë rrugës duke paralizuar këmbësorët e tjerë që kalonin andej.

Është një reklamë që shkëlqen e cila përqafon stilin e Windows Phone. Platforma mobile e Microsoft-it ka mbetur në vendin e tretë për momentin, po ashtu siç bën Apple me marketingun e saj edhe Microsoft po mundohet të nxjerrë maksimumin në këtë sektor.

Tashmë biznesi i pajisjeve të Nokia-s është nën krahët e Microsoft-it, duke fokusuar mesazhin e saj dhe theksuar pikat e forta në një veprim që mund të quhet shumë i mençur. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Windows 10 e instaluar në gjysmën e kompjuterëve me sistemin operativ të Microsoft

Lajmet e fundit>