Lajmet

Microsoft publikon statistika inkurajuese të dyqaneve të aplikacioneve Windows

Publikuar , 31 Dhjetor 2014
0
Microsoft publikon statistika inkurajuese të dyqaneve të aplikacioneve Windows

Ndërsa Microsoft po bëhet gati të lançojë Windows 10 në 2015, kompania po i hedh një sy vitit të shkuar për të vërejtur përmirësimet e bëra në dyqanet e aplikacioneve. Në një postim në blog ditën e sotme, Todd Brix, Menaxheri i përgjithshëm i dyqaneve të aplikacioneve Windows tha: “E kemi filluar këtë vit me një angazhim për të krijuar mundësi të reja për zhvilluesit në dyqanet e aplikacioneve. Kemi bërë një progres të mirë duke tërhequr me shumë se 30% përdorues aktivë me një rritje prej 110% të shkarkimeve të aplikacioneve nga viti në vit. Për më tepër ekosistemi është rritur me 80% në numrin total të zhvilluesve të regjistruar dhe 60% rritje të numri të aplikacioneve krahasuar me një vit më parë.”

Windows_Store

Menaxheri gjithashtu vuri theksin në pesë tema të cilat Microsoft thotë se do të përqendrohet në 2015, ndërsa përgatitet për lançimin e Windows 10. Kjo e fundit do të ketë një unifikim të dyqaneve të aplikacioneve të Windows dhe Windows Phone. Gjithashtu është rritur përdorimi i pagesave për aplikacionet Windows përmes kompanive mobile, një shërbim të cilin Microsoft e prezantoi në Kinë, Indi dhe Brazil.

Gjithashtu Microsoft do të vazhdojë të sjellë eksperienca të reja në aplikacionet Windows ku Brix tha se tashmë janë bërë ndryshime në ndërfaqen e dyqaneve të aplikacioneve duke përfshirë edhe promocione dhe oferta të ndryshme për aplikacionet Windows. Dhe e fundit, Microsoft do të sjellë përmirësime në eksperiencat e publikimeve të aplikacioneve nga zhvilluesit përmes thjeshtëzimit dhe unifikimit të shërbimeve të Microsoft. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Ridizajnimi i ikonave të Office vetëm fillimi, të gjitha ikonat e Windows 10-ës do të kenë të njëjtën gjuhë dizajni

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>