Lajmet

Microsoft ridizajnon OneNote në Android, iOS dhe Windows 10

Publikuar , 22 Maj 2017
0
Ridizajnimi do të jetë i disponueshëm në aplikacionin universal të OneNote për Windows 10 si dhe për aplikacionet iOS, Android, Mac dhe ueb. Microsoft ridizajnon OneNote në Android, iOS dhe Windows 10 Photo Source: Microsoft

OneNote po ndryshon në favor të përdoruesve tha Microsoft javën e kaluar. Dhe këto ndryshime sjellin një ridizajnim madhor ku navigimi vendoset në të majtë të ekranit.

Ridizajnimi do të jetë i disponueshëm në aplikacionin universal të OneNote për Windows 10 si dhe për aplikacionet iOS, Android, Mac dhe ueb.

Versioni tradicional Win32 i aplikacionit do të ngelet i paprekur. Microsoft thotë se pamja e re do të përmirësojnë pamjen dhe ndjesinë që të jep OneNote në mesin e disa platformave.

Konkretisht çdo ndryshimi i aplikuar në iPad do të shfaqet në kompjuterin Windows 10 në kohë reale. Duke vendosur navigimin në të majtë të aplikacionit, Microsoft thotë se u vjen në ndihmë personave me probleme në shikim.

 

Nga ana tjetër në Windows 10 Microsoft ka integruar një sërë mjetesh për përdoruesit me probleme të shikimit, të gjymtuar dhe eksperiencë të shtuar të Cortana.

Në përditësimin e radhës të Windows 10-ës, Microsoft tha se do të shtojë një veçori të e re e cila shpjegon komandat e tastierës dhe lexon aplikacionet sikur të ishte një uebsajt.

Në dizajnin e ri tre elementët kyç, – Notebooks, Sections, dhe Pages – kanë secili një kolonë më vehte. Ndërkaq hapësira e shënimeve është reduktuar substancialisht. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ja data e debutimit të Samsung Galaxy Note 10

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>