Harduer

Microsoft rifillon shitjen e laptopëve Huawei

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 18 Qershor 2019
0
Së fundi Huawei lajmëroi shtyrjen e debutimit të laptopëve të rinj Windows që ishin planifikuar për në aktivitetin CES Asia javën e kaluar. Microsoft rifillon shitjen e laptopëve Huawei

Microsoft në mënyrë të mistershme hoqi linjën e laptopëve Huawei nga dyqanet online muajin e kaluar pas një urdhri ekzekutiv të Trump për të bllokuar kompaninë Kineze.

Ndërsa gjiganti i softueri ka ruajtur heshtjen nëse do të licencojë Windows tek Huawei për linjën e laptopëve apo jo, këta të fundit kanë filluar të rishfaqen në dyqanet online këtë javë.

Aktualisht janë rikthyer modelet MateBook 13, Mate Book dhe MateBook X Pro. Përveç modelet MateBook X Pro i cili listohet si “nuk ka në stok,” të tjerë janë të disponueshëm për tu blerë.

Microsoft konfirmoi për The Verge se laptopët që janë në shitje aktualisht janë në inventar deri në shitjen e tyre të plotë.

Kur u pyet nëse do të vazhdojë të shesë produkte të Huawei që bie në kundërshti me rregulloren e re Amerikane, kompania insistoi se produktet janë në inventar.

Së fundi Huawei lajmëroi shtyrjen e debutimit të laptopëve të rinj Windows që ishin planifikuar për në aktivitetin CES Asia javën e kaluar.

Nuk dihet se çfarë laptopi ka qenë në planet e kompanisë, por shkaku është i qartë, urdhri ekzekutiv Amerikan dhe paqartësitë sesi kompanitë teknologjike Amerikane do të reagojnë ndaj tij.

Sipas spekulimeve laptopët e pa prezantuar janë MateBook 14 dhe një model i përditësuar i MateBook X Pro. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  CIA: Huawei financohet nga inteligjenca Kineze

Lajmet e fundit>