Harduer

Microsoft rimodelon Xbox Store

Nga: PCWorld
Publikuar , 04 Gusht 2020
0
Microsoft ka rimodeluar edhe sistemin e navigimit për ta bërë më të lehtë gjetjen e lojës tjetër, aplikacionit, filmit apo shfaqjes televizive. Microsoft rimodelon Xbox Store

Microsoft Store në Xbox është ridizajnuar duke i paraprirë debutimit të Xbox Series X të këtij viti.

Microsoft tha se ka rindërtuar dyqanin nga e para dhe do të jetë më i shpejtë, më sigurtë dhe më i lehtë për tu përdorur.

Madje pretendon se dyqani është dy herë më i shpejtë sesa dizajni i vogël duke u hapur në vetëm dy sekonda. Përdoruesit tashmë mund të shohin me lehtësi çfarë lojërash po luajnë miqtë, dhe çfarë lojërash janë më të shiturat dhe kanë zbritje.

Mund të shikoni trailerat ndërsa shfletoni ndërsa është edhe opsioni për të fikur luajtjen automatike të videove.

Microsoft ka rimodeluar edhe sistemin e navigimit për ta bërë më të lehtë gjetjen e lojës tjetër, aplikacionit, filmit apo shfaqjes televizive.

Fusha e kërkimit ka më shumë filtra, është rimodeluar lista e dëshirave dhe shporta.

Për të shfletuar dyqanin duhet të kyçeni në llogarinë tuaj Xbox prej edhe ku merrni rekomandime të personalizuara. Filtrat për fëmijët do të mbajnë këta të fundit larg përmbajtjeve për të rriturit.

Kompania thotë se prindërit mund të heqin apo aplikojnë kufizime mbi lojërat, filma dhe shfaqje sepcifike. Disa testues mund të provojnë pamjen e re duke filluar nga dita e Mërkure ndërsa debutimi gradual do të vijë tek të gjithë përdoruesit këtë Vjeshtë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Hakerë Rusë dhe Koresë së Veriut sulmuar kompani që po zhvillojnë vaksinën e koronavirusit