Lajmet

Microsoft rregullon problemin me përditësimin e Windows 8.1 RT për tabletët Surface

Publikuar , 22 Tetor 2013
0
Microsoft rregullon problemin me përditësimin e Windows 8.1 RT për tabletët Surface

surface windows RTMicrosoft-i ka rregulluar më në fund problemin me përditësimin e Windows 8.1 RT në Surface, i cili po u krijonte probleme disa përdoruesve.

Fillimisht, kompania e ka tërhequr përditësimin nga dyqani zyrtar ku mund të shkarkohej gjatë fundjavës dhe të hënën Microsoft-i ka lançuar një “recovery image” që mund të përdoret për të bërë rregullimet e duhura në pajisjet që u prekën nga problemi.

Nuk është rregullim i thjeshtë, vlen të përmendet, pasi kërkohet një USB drive dhe disa komanda me shkrim. Por, disa përdorues që e kanë provuar, shprehen se gjithçka më pas ishte në rregull.

Ndërkohë, Microsoft-i po punon për të lançuar një version të ri të Windows RT 8.1, edhe pse nuk pranoi të thoshte me saktësi se kur mund të vijë përditësimi.

“Bazuar në hetimet tona, situata rezulton se u ka ndodhur vetëm përdoruesve të Surface, edhe pse numri është i vogël, më pak se 1 në 1000 (0.1%) përdorues. Sigurimi që sistemi të jetë në punë ashtu siç duhet është prioriteti ynë numër një për momentin.

Aktualisht, mund të shkarkoni një “recovery media” së bashku me shpjegimet për të gjithë përdoruesit e prekur. Ndërkohë, po punojmë fort për ta sjellë sërish përditësimin në Windows Store. Ju kërkojmë ndjesë për shqetësimin,” shprehet zyrtarisht Microsoft. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar thirrje bankave qendrore për lançimin e parasë dixhitale

Lajmet e fundit>