Lajmet

Microsoft rrit limiten e grupeve të Teams

Nga: PCWorld
Publikuar , 05 Maj 2020
0
Ende kapaciteti maksimal për thirrje mbetet 20. Javën e kaluar Microsoft tha se Teams është rritur në 75 milionë përdorues aktivë në ditë nga 44 milionë një muaj më parë. Microsoft rrit limiten e grupeve të Teams

Me shpërthimin në përdorim të Microsoft Teams gjatë pandemisë së koronavirusit, Microsoft vazhdimisht ka shtuar opsione e funksione të reja për të konkurruar më nga afër me rivalët si Zoom, WebEx dhe Google Meet.

Përditësimi i fundit që vjen në Teams ka bëjë me kapacitetin e grupeve. Tashmë bisedat në grup me tekst mund të përballojë jo më 100 pjesëmarrës por 250.

Përdoruesit kanë të njëjtat kontrolle për të parandaluar mbingarkimin me njoftime siç i kishin edhe me 100 pjesëmarrës. Pasi në një grup hynë më shumë se 20 persona, shumë funksione fiken përfshirë replikat automatik të Outlook dhe mesazhet e statusit të Teams.

Ende kapaciteti maksimal për thirrje mbetet 20. Javën e kaluar Microsoft tha se Teams është rritur në 75 milionë përdorues aktivë në ditë nga 44 milionë një muaj më parë.

Të gjendur përballë një ekspansioni të tillë, Google gjithashtu ka shtuar përpjekjet duke ofruar një version premium falas për të gjithë të Google Meet. Sipas Google ky shërbim ka 100 milionë pjesëmarrës në biseda në ditë.

Por fituesi më i madh gjatë kësaj pandemie ka qenë Zoom me 300 milionë përdorues aktivë në ditë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Me smartfonin e ri HTC na kujton se ekziston