Softuer

Microsoft rrugës për cloud me Office 2010

Publikuar , 12 Maj 2010
0
Microsoft rrugës për cloud me Office 2010

Një version online i suitës së popullarizuar gjithashtu ofrohet për Cloud, duke i lejuar përdoruesit të kenë qasje dhe mundësi për të shkëmbyer të dhëna në Word, Excel dhe PowerPoint, përgjatë platformave të ndryshme dhe pajisjeve mobile.

Versioni i ri Office 2010 nuk ka ndryshime të theksuara nga versioni paraprak, por në vete ka shtuar disa mundësi për përpunim të imazheve dhe video materialeve, në kuadër të PowerPoint, gjithashtu mundësi për bashkëpunim me përdorues gjatë përpunimit të dokumenteve, si dhe mundësi tjera për punë me e-mail.

Jerry Dicolo, nga Wall Street Journal, tentimin e Microsoft për të lansuar një Office pa pagesë me bazë në ueb, e ka quajtur një lëvizje relativisht të “rrezikshme”.

“Softueri i ri arrin sikurse aplikacionet online të Google, që përforcojnë funksione të ngjashme të ndërlidhura me biznese, të cilat kanë marrë një pozicion mjaft të mirë në treg. Disa biznese veçse kanë ndërruar softuerin dhe kanë kaluar tek gjiganti i internetit, për shkak të kostove më të ulëta dhe problemeve më të pakta administrative” shpjegoi Dicolo.

“Si një prej produkteve më profitabile të Microsoft, gjiganti softuerik nuk mund të përballojë që të lejojë rënien e shitjeve. Vitin e kaluar, 90% e të hyrave biznesore të shitjeve buruan nga Office. Divizioni i biznesit përbën 60% të të hyrave operative të kompanisë”.

Pavarësisht kësaj, Chris Capossela, një zëvendës president i lartë i Microsoft, shprehu optimizëm rreth shkallës së adoptimit të softuerit, që veçse është testuar nga 8.6 milion përdorues.

“Ky version do të jetë më i miri në terme të shpejtësisë së adoptimit, për shkak se po shohim edhe një ndërlidhje të shkëlqyer me kurbën e adoptimit të Windows 7” tha Capossela për Bloomberg.

LEXO EDHE:  Njihuni me rivalin më të madh të Chrome, shfletuesin që ju paguan për të parë reklama

Lajmet e fundit>