Vëzhgim

Microsoft Security Essentials gabimisht largon Chrome-in

Publikuar , 02 Tetor 2011
0
Microsoft Security Essentials gabimisht largon Chrome-in

Në një email të dërguar tek Wired, një zëdhënës nga Microsoft ka thënë gjatë të premtes, Chrome ishte identifikuar si anëtar i familjes Zeus të maluerëve (të njohur ndryshe si “PWS:Win32:Zbot”). Si rezultat i kësaj, Security Essentials është duke e bllokuar shfletuesin e Google dhe, në disa raste, edhe duke e larguar atë nga kompjuterët. Por, më 30 shtator, Microsoft lëshoi një përditësim që e përmirëson gabimin. Ndërmarrja kërkon nga përdoruesit e Microsoft Security Essentials që ta përditësojnë këtë softuer dhe iu kërkon falje për ndonjë për ndonjë shqetësim.

Google nuk pranoi që të komentoi për këtë gjatë mëngjesit të së premtes, por një zëdhënës nga ndërmarrja ka treguar për një postim në blog ku ndërmarrja thotë që gjatë 24 orëve të ardhshme do të lëshoi një përditësim që automatikisht do të përmirësojë shfletuesin Chrome për ata që janë të prekur nga pozitivitetit i pavërtetë nga Microsoft.

“Nëse nuk jeni në gjendje që ta lëshoni Chrome-in ose të hapni faqe të reja në ueb, atëherë ju mund të jeni të prekur” thuhet në postimin e Google.

Ndërmarrja gjithashtu ofron udhëzime të hollësishme në atë se si të përmirësohen problemet pa përditësimet. Përdoruesit e Chrome filluan që të ankohen në forumet e Google për ndihmë. “Unë kam qenë duke përdorur Chrome në PC-në e zyrës time për gjatë një viti. Këtë mëngjes [30 shtator], pasi fillova PC-në, një dritare e sigurisë në Windows u hap dhe tha që unë kisha një Problem me Siguri që duhej të largohej” shkruhet në ankesën e parë. “Unë klikova në butonin për largim dhe rifillova PC-në tim. Tani unë nuk e kam Chrome.”/pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Pse Samsung One UI është një prej softuerëve më të mirë vendosur në një smartfon

Lajmet e fundit>