Softuer

Microsoft ServiceOS, diçka pas Windows 8

Publikuar , 21 Mars 2011
0
Microsoft ServiceOS, diçka pas Windows 8

Këtë vit përshkrimi ka evolvuar. Ndryshimet se si shpjegohet ServiceOS janë dukshëm kuptimplote. Përshkrimi i ri specifikon që ServiceOS do të përkrah modelin softueri-si-serivce (SaaS). “Projekti ServiceOS ka për qëllim të adresojë sa më shumë sfida që paraqiten në platformën Windows Phone, platformën pas Windows 8, platformën e shfletuesit, dhe platformën Office” vazhdohet në përshkrim.

Sipas kësaj në TechFest2011, hulumtuesit prezantuan një prototip të ServiceOS të bazuar në MinWin. Ata shfaqën se si aplikacionet tradicionale, si Microsoft Word, mund të punojnë në ServiceOS dhe si përmbajtjet e pasura në ueb, si videot e YouTube, mund të futen pa “sakrifikuar sigurinë.”

Njëjtë si të gjithë projektet e Microsoft Research, grupit hulumtues të Microsoft, nuk ka ndonjë datë se kur mund të jenë të gatshëm, pjesërisht apo tërësisht. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Microsoft publikon shtojcat e Windows Defender për Chrome dhe Firefox

Lajmet e fundit>