Lajmet

Microsoft sfidon Google me fushatën “Bing It On”

Publikuar , 07 Shtator 2012
0
Microsoft sfidon Google me fushatën “Bing It On”

Cila makinë e kërkimit ka rezultate më të mira – Google apo Bing? Nuk është befasi që ndërmarrja Microsoft mendon që Bing, kështuqë ndërmarrja tani dëshiron ta dëshmojë këtë.

Microsoft gjatë ditës së sotme lansoi fushatën “Bing It On”, që ka për synim t’i bëjë njerëzit të zgjedhin se cilat rezultate të kërkimit do t’i pëlqenin ata: Google ose Bing.

“Misioni jonë që t’ju tregojmë njerëzve që është koha për të thyer ‘vesin Google’ dhe që Bing ka arritur një nivel cilësie që do ta bëjë të lehtë zhvendosjen,” shkroi Microsoft në një postim në blog.

Gjiganti softueri ka hapur një Ueb faqe, bingiton.com, që paraqet rezultatet nga Bing dhe Google në dy dritare të ndara. Përdoruesit pastaj mund të zgjedhin të parapëlqyerin ose të deklarojnë një barazim.

Sipas ndërmarrjes Microsoft, që porositi një ndërmarrje të pavarur hulumtuese të vëzhgojë parapëlqimet e njerëzve për makinën kërkuese, “njerëzit pëlqyen rezultatet e Bingut në Ueb afërsisht 2:1 ndaj Google në teste të krahasimit të verbër.” Microsoft tha që në muajt e fundit “testimi ynë paraqiste që rezultatet e Bingut të kërkimit në Ueb ishin më të mira se ato të Google”.

Bing It On është pjesë e një fushate kombëtare për “t’i përkrahur hulumtuesit që t’i japin Bingut një mundësi” tha Microsoft. Redmond planifikon që të lëshoj televizionet dhe reklamat online në muajt e ardhshëm.

Google me siguri që nuk do të pajtohej. Të dy ndërmarrjet gjatë së kaluarës janë ballafaquar mes vete në lidhje me kërkimin. Vitin e kaluar për shembull Google tha që një faqë e zbuloi që Microsoft ishte duke i kopjuar disa nga rezultatet e kërkimit në Google në ato për Bingun.

LEXO EDHE:  Ja sa do të reduktohen tarifat roaming me vendet e Ballkanit pas 1 Korrikut

Sipas të dhënave të fundit comScore, Google Sites ka rreth 66.8 për qind të tregut të kërkimit në Shtetet e Bashkuara në muajin korrik; Microsoft Sites kishte 15.7 për qind. Pesëshen e mbyllnin Yahoo (13 për qind), Ask (3.1 për qind) dhe AOL (1.5 për qind). (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>