Lajmet

Microsoft shpërndan zyrtarisht Office 2013 Service Pack 1

Publikuar , 27 Shkurt 2014
0
Microsoft shpërndan zyrtarisht Office 2013 Service Pack 1

powermap-for-excel-100248043-largeMicrosoft lançoi gjatë ditës së martë Office 2013 Service Pack 1, një paketë që përfshin një sërë rregullimesh të gjithë suitës në tërësi si dhe sjell një sërë përditësimesh në suportin për harduerët e fundit, plus përditësime për kalimin nga SkyDrive në OneDrive.

Klientët kanë mundësi që ta shkarkojnë përditësimin qoftë manualisht nga Microsoft Download Center ose Windows Update ose të presin për 30 ditë. Windows Update do të fillojë automatikisht të shkarkojë përditësimit e SP1 për gjithë klientët që kanë Office 2013. Ndërkohë, përdoruesit e regjistruar në Office 365 do ta marrin automatikisht SP1, gjatë përditësimit të ardhshëm, është shprehur Microsoft-i.

Cilat janë disa prej veçorive të reja të këtij përditësimi?

* Rregullime me përshtatshmërinë për Windows 8.1 dhe Internet Explorer 11;

* Suport më të mirë për harduerët modernë, si pajisjet me rezolucion të lartë apo touchpad-et e reja;

* Aplikacione të reja për veçoritë e Office si dhe API (application programming interface) për zhvilluesit;

* Mjeti i vizualizimeve 3D me emrin Power Map for Excel, i cili është tashmë i disponueshëm për klientët e Office 365 ProPlus të cilët kanë abonim aktiv;

* Përmirësime të teknologjisë së virtualizimit Click-to-Run e cila instalon dhe përditëson aplikacionet desktop të Office 365;

* Përditësim për SkyDrive Pro, i cili quhet tashmë OneDrive for Business.

Nga ta kuptoni nëse e keni instaluar tashmë përditësimin?

Nëse është intaluar kjo paketë, atëherë do të shihni se numri i versionit është 15.0.4569.1506 ose më lart. Për më tepër, nëse e keni instaluar tashmë përditësimin për një produkt MSI, SP1 do të listohet në Installed Updates në të njëjtin panel kontrolli.

Microsoft ka lançuar edhe SP1 for Exchange Server 2013, ku përfshihen gjithashtu rregullime dhe zgjerime të punës në Exchange.

LEXO EDHE:  Përdorues të Windows 7, sistemi operativ "vdes" me 14 Janar dhe ka ardhur koha që të shikoni nga e ardhmja