Biznes

Microsoft shton Bitcoin-in në shndërruesin e monedhave në Bing

Publikuar , 11 Shkurt 2014
0
Microsoft shton Bitcoin-in në shndërruesin e monedhave në Bing

screenshot_2D00_with_2D00_exchanges_5F00_new_5F00_thumb_5F00_003F654B_610x190Microsoft është duke e bërë më të lehtë ndjekjen e vlerës reale të Bitcoin-it duke e shtuar monedhën kriptografike në rezultatet e kërkimit në Bing.

Përdoruesit e Bing-ut tani mund të krahasojnë vlerat e Bitcoin-it për më tepër se 50 monedha duke shkruar një frazë të thjeshtë në shiritin e kërkimit, si “7 bitcoin to USD” ose “Bitcoin to 100 euros”, ka lajmëruar gjatë të hënës kompania Microsoft. Shndërrimi i monedhave ofrohet përgjatë një bashkëpunimi me Coinbase, që është një kuletë dixhitale që mbështet shkëmbimin e Bitcoin-ëve.

Veçoria për momentin është në dispozicion vetëm për përdoruesit e Bing-ut nga SHBA-ja, Australia, India dhe Mbretëria e Bashkuar, por Microsoft-i premton zgjerim të këtij shërbimi në tregje shtesë gjatë javëve në vijim.

Bitcoin është në dispozicion që nga viti 2009, por nuk kishte filluar të tërhiqte interesimin e investitorëve seriozë deri vitin e kaluar. Gjatë vitit të kaluar, Bitcoin ka pësuar rritje meteorike, ku vlera e tij shkonte deri 1,000 dollarë gjatë dhjetorit, ndërsa për momentin në shkëmbimin Mt. Gox ka vlerën prej 580 dollarësh. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Samsung Galaxy A41 dhe A21s – inovacione me çmime fantastike që duhet t’i bëni tuajat