Lajmet

Microsoft shton sinkronizim të përzgjedhur në SkyDrive

Publikuar , 17 Nëntor 2012
0
Microsoft shton sinkronizim të përzgjedhur në SkyDrive

Microsoft ka shtuar aplikacionin e vet SkyDrive për desktop që iu mundëson të përzgjidhni folderë të caktuar për t’u sinkronizuar me kompjuterin tuaj në vend të shkarkimit të të gjithë skedarëve përnjëherë të SkyDrive.

Opsioni i ri synon që ta bëjë më të lehtë qasjen vetëm tek folderi që ju nevojitet kur jeni duke e përdorur një pajisje me ngarkesë të kufizuar, sikur tableti me Windows 8 ose një MacBook Air.

Të gjitha pajisjet dhe folderët e juaj mbesin në diskun në cloud të Microsoft-it dhe mund të shkarkohen sipas nevojës. Funksionimi i përditësuar punon me Windows 7, 8 dhe Mac OS X.

Përdoruesit e rinj që e shkarkojnë aplikacionin e ri SkyDrive do të pyeten nëse duan të shkarkojnë dhe sinkronizojnë të gjithë folderët ose në mënyrë të përzgjedhur të zgjedhin dokumentet që duan.

Përdoruesit e tanishëm të SkyDrive do ta marrin opsionin në një përditësim. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Njihuni me dizajnin e OnePlus 8T përpara debutimit