Biznes

Microsoft shumë pranë blerjes së Discord

Nga: PCWorld
Publikuar , 26 Mars 2021
Një tjetër raport i Bloomberg sugjeronte se Microsoft është i interesuar për blerjen e një aplikacion si një hapësirë bisedash mes komuniteteve jo thjeshtë gamerave. Microsoft shumë pranë blerjes së Discord

Sa serioze janë spekulimet se Microsoft është në bisedime për blerjen e Discord për mese 10 miliardë dollarë?

Pas raportimeve të para nga VentureBeat dhe Bloomberg, Wall Street Journal raporton se bisedimet tashmë janë në një fazë të avancuar dhe ekskluzive që mund të materializohen në fund të muajit të ardhshëm.

Megjithatë mbetet për tu parë nëse bisedime nuk do të dështojnë sepse burime të tjera javën e kaluar thanë se Discord mund të zgjedhë të dalë si një kompani publike e pavarur.

Një tjetër raport i Bloomberg sugjeronte se Microsoft është i interesuar për blerjen e një aplikacion si një hapësirë bisedash mes komuniteteve jo thjeshtë gamerave. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Aplikacioni Skype eliminon "rrëmujën" gjatë video thirrjeve