Lajmet

Microsoft “sjell” aplikacionet Android në Windows 10

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 12 Mars 2019
0
Për këtë Microsoft përdor Bluetooth në modalitetin Low Energy Peripheral dhe fillimisht jo shumë kompjuterë do të funksionojnë. Microsoft “sjell” aplikacionet Android në Windows 10

Microsoft ka filluar të testojë përditësime të aplikacionit Your Phone në Windows 10 këtë javë ku përdoruesit Android kanë mundur të përdornin ekranin e telefonit të tyre direkt në kompjuter.

Funksioni “ekrani i telefonit” do të jetë i disponueshëm nga kjo javë tek insajderat e Windows dhe kërkon të keni të instaluar ndërtimin më të fundit eksperimental të Windows 10-ës dhe aplikacionit Your Phone.

Microsoft për herë të parë demonstroi funksionin në aktivitetin Surface në Tetor. Aplikacioni thjesht transmeton ekranin e telefonit në Windows 10 së bashku me një listë aplikacionesh Android. Përdoruesit mund ti aksesojnë aplikacionet të cilat hapen edhe në telefon njëkohësisht.

Për këtë Microsoft përdor Bluetooth në modalitetin Low Energy Peripheral dhe fillimisht jo shumë kompjuterë do të funksionojnë dhe të parët janë ato Surface.

Microsoft gjithashtu do të kufizojë numrin e telefonëve që mbështetin këtë funksion gjatë fazës testuese. Konkretisht do të ofrohet vetëm për Galaxy S8, S8 Plus, S9 dhe S9 Plus.

Gjigandi i Windows premton të zgjerojë këtë listë në javët në vijim. Ekrani i telefonëve Android në Windows 10 është një përpjekje e Microsoft për të sjellë aplikacionet mobile në desktop.

Diçka të ngjashme është përpjekur të arrijë Bluestacks dhe madje Dell Mobile Connect. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Turqia bojkoton produktet elektronike Amerikane, edhe Apple iPhone

Lajmet e fundit>