Lajmet

Microsoft sjell aplikacionin e detyrave në macOS

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 19 Qershor 2019
0
Gjithashtu do të integrohet me Microsoft Outlook duke importuar listën e e-mail-eve të etiketuara si dhe të integrohet me Planner së shpejti. Microsoft sjell aplikacionin e detyrave në macOS

Microsoft në 2017-ën tha se do të mbyllte një ditë Wunderlist, një kompani që e bleu për tu fokusuar në aplikacionet e detyrave të njohura edhe si “To-Do.”

Që atëherë kompania ka lançuar To-Do një aplikacion në Windows, iOS, Android dhe Ueb dhe vazhdimisht e ka zgjeruar në funksionalitete.

Sot kompania lajmëroi ardhjen e aplikacionit edhe në Mac. To-Do mund të shkarkohet nga ky moment në Mac App Store dhe vjen me disa prej veçorive kyçe si mundësia për të krijuar detyra, punuar offline, ndarë lista, përdorur etiketa e shumë të tjera.

Gjithashtu do të integrohet me Microsoft Outlook duke importuar listën e e-mail-eve të etiketuara si dhe të integrohet me Planner së shpejti.

Vlen të theksohet se Microsoft ka ndërtuar këtë aplikacion duke përdorur 100% AppKit. Në konferencën e zhvilluesve WWDC në fillim të Qershorit Apple prezantoi disa mjete të reja të quajtur “Projekti Catalyst” me të cilat zhvilluesit mund të sjellin aplikacionet e tyre iPad në Mac duke përdorur kodin ekzistues.

Por Microsoft ndoqi një rrugë tjetër duke sjellë një aplikacion të ri vetëm për macOS dhe funksionon edhe me versionet e vjetra të sistemit operativ përpara High Sierra që Projekti Catalyst nuk e lejon.

Aktualisht aplikacioni ka një vlerësim prej 4.9 nga 5 yje dhe është një prej 21 aplikacioneve më popullor në kategorinë e produktivitetit në Mac App Store. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Shfletuesi etiketon sajtet që shpërndajnë lajme të rreme

Lajmet e fundit>