Lajmet

Microsoft sjell “Dark Mode” në aplikacionin Outlook

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 28 Gusht 2019
0
Outlook nuk është i vetmi aplikacioni i Microsoft që do të marrë “dark mode”. Word, Excel, PowerPoint, SharePoint, OneDrive, Planner dhe To-Do do të pajisjen me “dark mode.” Microsoft sjell “Dark Mode” në aplikacionin Outlook

Microsoft tha pothuajse një vit më parë se ishte duke punuar për një “Dark Mode” në Outlook për pajisjet mobile dhe ka filluar të mbërrijë ditën e sotme.

Aplikacionet Outlook në iOS dhe Android përfshijnë një buton “Dark Mode” ndërsa versioni Android automatikisht kalon në modalitetin e errët. Opsioni i ri do të ofrohet edhe për iPhone dhe iPad duke filluar me iOS 13.

Outlook nuk është i vetmi aplikacioni i Microsoft që do të marrë “dark mode”. Word, Excel, PowerPoint, SharePoint, OneDrive, Planner dhe To-Do do të pajisjen me “dark mode.”

Edhe versioni në ueb Office.com do të përditësohet sot ndërsa OneDrive dhe Planner gjithashtu.

Modaliteti i ri “Dark Mode” duhet të rrisë jetëgjatësinë e baterisë për ekranet OLED por edhe të reduktojë sforcimin e syve. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Microsoft do të paralajmërojë përdoruesit për tu larguar nga Windows 7

Lajmet e fundit>