Lajmet

Microsoft sjell më shumë aplikacione ekskluzive të Windows Phone në pajisjet iOS, Android dhe Amazon

Dec 12 2014
0 Shpërndarje
Microsoft sjell më shumë aplikacione ekskluzive të Windows Phone në pajisjet iOS, Android dhe Amazon

msnapps1_1020.0.0Fokusi i Microsoft drejt iOS dhe Android po vazhdon akoma, së fundmi me prurjen e disa aplikacioneve të reja të Windows Phone. MSN News, Food & Drinks, Health & Fitness, Sports dhe Weather duke filluar që nga dita e sotme do të jenë të disponueshme dhe në pajisjet me sistem operativ iOS dhe Android. Microsoft nuk është mjaftuar me kaq, por gjithashtu ka bërë lançimin e aplikacioneve dhe në App Store të Amazon për përdoruesit e Kindle Fire dhe Fire Phone.

Bëhet fjalë për aplikacione të cilat kanë kohë që janë bërë të disponueshme në Windows Store dhe përcaktohen si aplikacione unike që janë përdorur për të demonstruar avantazhet e platformës Microsoft. Kjo e fundit po përfiton gjithashtu nga integrimi i HealthKit të Apple me Health & Fitness App, duke ju lejuar përdoruesve të një iPhoni të matin aktivitetin e tyre fizik me këtë aplikacion. Lëvizja e Microsoft për të sjellë aplikacionet e saj dhe në platformat e tjera rivale, është pjesë e një sërë ndryshimesh që e pozicionojnë kompaninë si një ofruese të aplikacioneve për Windows, iOS dhe Android.

Kompania e premtoi këtë prurje të re aplikacionesh që në muajin shtator dhe tani pikërisht në sezonin e festave u bë e mundur kjo gjë. Aplikacionet i ofrojnë përdoruesit akses në lajmet më të fundit, këshilla për receta, informacione, ushtrime apo rezultate sportive nga e gjithë bota. Të gjitha këto mund ti shkarkoni në Google Play, App Store dhe Amazon Store. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>