Lajmet

Microsoft sjell një aplikacion Office për Windows 10, një hub për çdo version të suitës Office

Publikuar , 20 Dhjetor 2018
0
Kompania prezantoi sot aplikacionin “Office” për Windows 10 i cili shërben si një hub për çdo version modern të Office, pavarësisht nëse është Office 365, Office Online, Office 2016 apo Office 2019. Microsoft sjell një aplikacion Office për Windows 10, një hub për çdo version të suitës Office

Vitin e kaluar Microsoft totalisht ristrukturoi portalin Office.com dhe tashmë kërkon ta shndërrojë në një aplikacion.

Kompania prezantoi sot aplikacionin “Office” për Windows 10 i cili shërben si një hub për çdo version modern të Office, pavarësisht nëse është Office 365, Office Online, Office 2016 apo Office 2019.

Aplikacioni është falas dhe do të zëvendësojë “My Office” nëse jeni përdorues i Office 365. Filimisht do të ofrohet për insajderat e Windows 10-ës në “Fast Ring” e më pas edhe tek të gjithë përdoruesit e Windows 10-ës.

Nga vera e vitit të ardhshëm do të vijë i instaluar me kompjuterët e rinj. Përdoruesit mund të lançojnë aplikacione individuale, të kërkojnë për skedarë, kontakte dhe sajte. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ja si të matni distancën midis dy apo më shumë pikave në Google Maps

Lajmet e fundit>