Lajmet

Microsoft sjell përditësimin e parë të Office për iPad

Publikuar , 30 Prill 2014
0
Microsoft sjell përditësimin e parë të Office për iPad

2013-02-26_23h50_01-645x250Microsoft ka lëshuar përditësimin e parë të Office për iPad, duke shtuar mbështetjen për printerat në të tre aplikacionet. Ju mund të shkarkoni versionin e ri direkt nga Apple App Store të Word, Exel dhe PowerPoint. E para dhe më kryesorja, tashmë ju mund të dërgoni dokumente Word, punime në Exel dhe prezantime të PowerPoint në një printer AirPrint. Kjo mbase ishte një nga kërkesat më të sugjeruara nga përdoruesit e Office për iPad, kështu që është fantastike të shikoni një veçori të tillë të vijë në përditësimin e parë.

Word-print-optionsWord për iPad ju krijon mundësinë të zgjidhni të printoni një dokument me ose pa e shënuar. Ndërkohë që Exel ju krijon mundësinë të printoni një hapësirë të selektuar, ose një fletë pune ose edhe një databazë të plotë. Të tre aplikacionet tashmë lejojnë përzgjedhjen e faqeve dhe slideve që doni të printoni.

Excel-print-blog_revisedTjetër, veçoria e re e Exel bën të mundur rregullimin e gjerësisë së rreshtave të shumëfishtë ose lartësinë e kolonave të shumëfishta në të njëjtën kohë. Do t’ju duhen disa lëvizje, por që ju do të keni mundësi të krijoni punime që duken më të rregullta dhe të siguroheni se asnjë informacion nuk mbetet i fshehur.

PowerPoint-for-iPad-SmartGuidesE fundit, SmartGuides në PowerPoint tashmë ju ndihmojnë të radhisni imazhet, format dhe kutitë e shkrimit, ndërkohë që i lëvizni ato në slide. Në një ekran me prekje, kjo është një veçori mjaft e rëndësishme për një aplikacion produktiviteti. Përveç atyre që përmendëm më lart, ky përditësim sjell edhe rregullime të gabimeve dhe përmirësime të stabilitetit të aplikacionit. Microsoft thotë se tashmë janë duke punuar në lëshimin e ardhshëm, por që nuk zbuluan se çfarë po vjen dhe kur. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Windows 10 do të heqë automatikisht përditësimet problematike

Lajmet e fundit>