Lajmet

Microsoft sjell plane të reja për OneDrive dhe siguri më të lartë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 01 Tetor 2019
0
Në fillim OneDrive Personal Vault ishte i disponueshëm në Australi, Zelandën e Re dhe Kanada dhe do të arrinte të gjithë përdoruesit e OneDrive deri në fund të vitit tha kompania Microsoft sjell plane të reja për OneDrive dhe siguri më të lartë

Në fillim të verës Microsoft prezantoi një nivel të ri sigurie në OneDrive. I quajtur OneDrive Personal Vault, përdoruesit mund të mbronin të dhënat e tyre me verifikimin me dy faktorë duke përdorur skanerin e shenjave të gishtërinjve, teknologjinë e njohjes së fytyrës, një kod PIN ose një fjalëkalimin OTP i cili dërgohet përmes e-mail-it, SMS ose Microsoft Authenticator.

Në momentin e linçimin funksioni ishte i disponueshëm vetëm për disa tregje. Sot do të ofrohet në mbarë botën.

Në fillim OneDrive Personal Vault ishte i disponueshëm në Australi, Zelandën e Re dhe Kanada dhe do të arrinte të gjithë përdoruesit e OneDrive deri në fund të vitit tha kompania.

Por Personal Vault ka disa kufizime për disa përdorues. Për ata që janë në planin 100GB dhe ato në planin falas mund të ruajnë deri në tre skedarë në Personal Vault.

Nëse jeni abonent i Office 365 mund të ruani të dhëna sa të doni deri në limitet e hapësirës që keni në dispozicion.

Përveç lançimit global të Personal Vault, sot Microsoft solli edhe plane të reja në OneDrive. Përdoruesit e OneDrive mund të përfitojnë nga plani 200GB për 1.99 dollarë në muaj. Së fundi OneDrive ofron mbështetje për “Dark Mode” në iOS 13. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Microsoft Word rekord instalimesh në Android

Lajmet e fundit>