Lajmet

Microsoft sjell Ubuntu-n në Windows Store

Publikuar , 11 Maj 2017
0
Kompania gjithashtu do të punojë nga afër me Fedora dhe Suse për të sjellur sistemet e tyre operative në Windows Subsystem për Linux në Windows 10. Microsoft sjell Ubuntu-n në Windows Store Photo Source: Microsoft

Gjatë konferencës Build 2017 e cila po mbahet në datat 10-12 Maj, Microsoft lajmëroi se Ubuntu do të jetë i disponueshëm për instalim nga Windows Store.

Kompania gjithashtu do të punojë nga afër me Fedora dhe Suse për të sjellur sistemet e tyre operative në Windows Subsystem për Linux në Windows 10.

Në Build 2016, Microsoft zbuloi planet për të sjellur Bash shell në Windows. Fruti i parë i këtij bashkëpunimi ishte WSL, një platformë të ekzekutimin e formateve Linux në Windows e cila debutoi në Gusht të 2016-ës.

Microsoft mëpas shpalli bashkëpunimin me Canonical për ti hapur rrugë Ubuntu-së në Windows. Duke sjellur Ubuntu në Windows Store, Microsoft e bën më të thjeshtë instalimin dhe përdorimin e aplikacioneve dhe mjeteve të Windows dhe Linux në një kompjuter.

Bashkëpunimi me distributorë të tjerë Linux tregon se marrëveshja me Canonical nuk ishte thjeshtë një endërr por pjesë e një strategjie afatgjatë investimi në Linux. WSL për Microsoft është mjeti i duhur për tu mundësuar zhvilluesve të punojnë me projekte me burim të hapur. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Çfarë është WiGig dhe ku ndryshon nga rrjetet tradicionale Wi-Fi?

Lajmet e fundit>