Microsoft ishte kompania e cila nxitoi ti vinte në ndihmë Australisë e cila miratoi një ligj që vinte në shënjestër specifikisht Facebook dhe Google. Qeveria besonte se gjigantët e teknologjisë po përdornin përmbajtjet e mediave pa paguar asgjë në këmbim.
I keni parë ndonjëherë ato kutizat e vogla të lajmeve që shfaqen në rezultatet e kërkimit? Ato merren në mënyrë direkt nga uebsajtet dhe qeveria e Australisë thoshte se një praktikë e tillë i ndalonte njerëzit të vizitonin uebsajtet e lajmeve. Madje sa të cënonte edhe të ardhurat e uebsajteve.
Kështu qeveria vendosi të miratonte një ligj për të cilin Google dhe Facebook duhet të paguajnë për çdo përmbajtje lajmesh që shfaqin në platformat e tyre respektive.
Facebook reagoi duke hequr lajmet nga rrjeti social në Facebook. Por Google vendosi të rezistonte duke thënë se kutizat e lajmeve në rezultatet e kërkimit inkurajojnë njerëzit të vizitojnë uebsajtet përkatëse dhe dërguar trafikun atje.
Madje kërcënoi se në ligji miratohet do të largohet nga Australia. Është një taktikë frike që Google e përdorur duke qenë se 95% e Australianëve shfrytëzojnë platformën por që largimi i saj i hap rrugë Microsoft.
Sapo Microsoft dëgjoi lajmet, menjëherë shkoi në Australi për ta shpëtuar nga Google. Jo vetëm që tha se motori i kërkimit Bing ishte i gatshëm të mbushte boshllëkun e lënë nga Google por që mbështeste plotësisht ligjin e lajmeve.
Gjiganti i Windows planifikon të inkurajojë vendet Evropiane të adoptojnë një ligj të ngjashëm. Në bashkëpunim me Këshillin e Publikuesve Evropianë dhe News Media Europe, Microsoft bëri një deklaratë:
“Publikuesit mund të mos kenë fuqinë ekonomike për të negociuar marrëveshje të drejta dhe të balancuara falë këtyre kompanive teknologjike të cilat i kërcënojnë me largim nga bisedime apo edhe plotësisht nga tregu.”
Kështu ky është fillimi i kohëve interesante për Microsoft i cili synon të zmbrapsë disa prej gjigantëve të teknologjisë. /PCWorld Albanian