Harduer

Microsoft Surface Pro 64 GB ka vetëm 23 GB hapësirë të lirë kujtese

Publikuar , 31 Janar 2013
0
Microsoft Surface Pro 64 GB ka vetëm 23 GB hapësirë të lirë kujtese

Surface pro Microsoft Surface Pro 64 GB do të ketë të disponueshme për përdorim vetëm 23 GB kur të fillojë të shitet më 9 shkurt.

Edhe pse është e zakonshme që tabletët të kenë më pak hapësirë të lirë për shkak të softuerëve të instaluar paraprakisht, Surface Pro mban rekord në këtë aspekt duke kaluar iPad-in e Apple, Kindle Fire HD të Amazon, madje edhe vetë Surface RT.

Microsoft-i ka konfirmuar se modeli 64 GB do të kushtojë 899 $ dhe do të ofrojë vetëm 23 GB hapësirë të lirë për t’u përdorur, që rezulton të jetë nën 36% të kapacitetit me të cilin i është bërë reklamë. Gjithë pjesa tjetër zihet nga instalimi i Windows 8 Pro, disa aplikacione të tjera të instaluara paraprakisht dhe pjesa e recovery. Të gjitha këto përbëjnë në total 41 GB.

Nga ana tjetër, modeli me 128 GB i Surface Pro vjen me 83 GB të disponueshme. Kjo nuk është hera e parë që tabletët e Microsoft-it kritikohen lidhur me hapësirën jo të mjaftueshme të kujtesës që ofrojnë. Kur u prezantuan tabletët Surface RT në tetor, versioni me 32 GB ofronte praktikisht vetëm 16 GB (-50% të kapacitetit të reklamuar), ndërsa ai 64GB kishte 45 GB të lira (rreth 70% të kapacitetit të deklaruar).

Nëse e krahasojmë me tabletët e tjerë, shohim se iOS për iPad zë vetëm 4 GB dhe një tablet 16 GB, mbetet 75% hapësirë e lirë. iPad-i 128 GB që do të dalë së shpejti, ofron 124 GB hapësirë të lirë dhe sipas llogaritjeve, rezulton që sistemi operativ zë vetëm 3% të memories totale.

Surface_ProPër Surface Pro 128 GB bie në sy se sistemi operativ zë 35% të memories totale, pothuajse 10 herë më tepër se ajo që zë iOS. Amazon nga ana tjetër, ofron mbi 78% të 16 GB Kindle Fire HD ndërsa modeli me 32 GB ka 27 GB të lira. Pothuajse e njëjta gjë vlen edhe për 16 GB Barnes and Noble Nook HD+, e cila ka 13 GB të lira, ndërsa modeli 32 GB ka 28 GB të lira.

LEXO EDHE:  Microsoft prezanton një telefon me ekran që paloset

Megjithatë, të kesh Windows 8 Pro në tablet ka avantazhet e veta. Ju keni mundësi të instaloni versionin e plotë si ai që përdorni në desktop për Word-in apo Photoshop-in, megjithatë mos harroni se nuk keni shumë hapësirë të disponueshme dhe tableti ka gjysmën e jetës së baterisë së një tableti normal.

Gjithsesi, Surface Pro ju lejon ta zgjeroni hapësirën e kujtesës përmes një full-size USB 3.0 port dhe një karte MicroSD, opsion që nuk ofrohet nga iPad. (PCWorld Albanian)

Tags >

Surface
Lajmet e fundit>