Lajmet

Microsoft Surface Pro X është një laptop-tablet me procesor mobil

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 03 Tetor 2019
0
Së bashku me Qualcomm Microsoft dizajnoi çipin SQ1. ARM ka punuar gjatë për të sjellë dizajnet e çipeve në laptopë, desktop e madje edhe serverë. Microsoft Surface Pro X është një laptop-tablet me procesor mobil

Në aktivitetin vjetor të Surface Microsoft prezanoi modelin Surface të shumëpritur me procesorët mobil ARM. Është hera e parë që Microsoft prezanton një produkt me një procesor të tillë.

Pajisja 13-inç do të përdorë çipin e përshtatur të Microsoft quajtur SQ1 bazuar në Qualcomm Snapdragon dhe një akselerator AI.

Microsoft dhe Qualcomm gjithashtu kanë punuar për të ndërtuar bërthama të përshtatura grafike për Surface Pro X i cili do të ketë versionin e Windows 10 për ARM.

Surface Pro X del në shitje më 5 Nëntor duke filluar nga 999 dollarë. Vjen me portë USB-C dhe konektivitet LTE. Ekrani ka një raport kontrasti 1400:1 dhe rezolucion 2880×1920 që mund të zëvendësohet edhe një 4K.

Surface Pro X është 5.3mm i hollë dhe peshon 760 gram. Gjithashtu ka një hardisk që mund të hiqet lehtësisht.

Së bashku me Qualcomm Microsoft dizajnoi çipin SQ1. ARM ka punuar gjatë për të sjellë dizajnet e çipeve në laptopë, desktop e madje edhe serverë. Me çdo gjeneratë të re kompania flet sesi po i sjellë procesorët e saj tek më shumë pajisje desktop.

Partneriteti e Microsoft është një shans i mirë për tju afruar më tutje këtij objektivi. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Prezantohet telefoni i shumëpritur OnePlus 6T me skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran

Lajmet e fundit>