Lajmet

Microsoft synon t’iu ofrojë të gjithëve mundësinë për të zhvilluar aplikacione për Windows Phone

Publikuar , 07 Gusht 2013
0
Microsoft synon t’iu ofrojë të gjithëve mundësinë për të zhvilluar aplikacione për Windows Phone

Microsoft dëshiron zhvillues dhe aplikacione për Windows Phone dhe ka lëshuar një vegël për zhvillues gjatë të martës në përpjekjen e vet të fundit për të siguruar aplikacione për ekosistemin e vet.

Një version beta i Windows Phone App Studio tani është në dispozicion dhe iu mundëson të gjithëve që të krijojnë një aplikacion për Windows Phone nga uebi pa pasur nevojë që të jenë të pranishme njohuri për kodim.

Në fakt, është një grumbull i mostrave për t’iu mundësuar zhvilluesve që në shpejtësi të kapin dhe të vendosin tekst, përmbajtje dhe fotografi në formë të uebit për të krijuar një aplikacion.

Zhvilluesit do të jenë në gjendje që të krijojnë aplikacione përgjatë veglës së bazuar në ueb dhe pastaj e zhbllokon dhe e regjistron një telefon për t’i hapur ato dhe për t’i testuar pa pagesë.

Aplikacionet nuk do të listohen menjëherë në dyqan, pasi zhvilluesit duhet të paguajnë faturën vjetore të regjistrimit Dev Ceter për t’i publikuar tërësisht ato. Së bashku me mjetin për ueb, Microsoft-i po ashtu është duke përditësuar qendrën e vet për të përfshirë një shërbim për bisedë të drejtpërdrejtë për t’iu mundësuar zhvilluesve që të flasin drejtpërdrejtë me përfaqësuesit për mbështetje.

Një rrugë e thjeshtë për të krijuar aplikacione vërtet personale

Mjeti i fundit i Microsoft-it është një përpjekje e qartë për ta bërë më lehtë që aplikacionet të zhvillohen për Windows Phone, por cilësia rezultuese e këtyre aplikacioneve është në pikëpyetje.

Derisa shumë shërbime të palës së tretë ofrojnë vegla të ngjashme dhe Android e ka të vetin, qasja e Microsoft duket të jetë e dizajnuar për individët për të krijuar aplikacionet e tyre të dobishme që mund të mos jenë domosdo pjesë e dyqanit të aplikacioneve për Windows Phone.

LEXO EDHE:  Ky është Microsoft Surface Pro 6

Kryesisht mostrat në dispozicion janë për trajnime personale, skuadra sportive, udhëtime, bendet e parapëlqyera, hobitë, menutë edhe madje analizat e filmave. Derisa dyqani i aplikacioneve për Windows Phone mund të mos jetë fillimisht i mbushur me këto aplikacione të reja, ai ofron një alternativë për konsumatorët për të ndërtuar aplikacione në pajisjet e tyre personale. Microsoft fillimisht eksperimentoi me aplikacionet e palës së tretë jashtë dyqanit, por ndërmarrja prishi planet vitin e kaluar. (PCWorld Albanian)

windows phone

Lajmet e fundit>