Lajmet

Microsoft Tag do të mbyllet

Publikuar , 20 Gusht 2013
0
Microsoft Tag do të mbyllet

Microsoft-TagTë hënën, Microsoft lajmëroi se do ta mbyll shërbimin e tij Microsoft Tag.

Microsoft Tag është lançuar në vitin 2010, si një alternativë e mirë për kodet QR. Çdokush mund të krijonte një barkod 2D i cili nëse skanohej nga aplikacioni Microsoft Tag në një smartfon të lidhur me internetin mund të nxirrte imazhe, video dhe uebfaqe sipas krijimit.

Arsyeja e falimentimit lidhet me të njëjtën arsye pse kodet QR kanë falimentuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës: lexuesit e kodit nuk vinin bashkë me platformat e ndryshme në smartfonë dhe përdoruesit kishin vështirësi në shkarkimin e tyre.

Shumicën e kohës këta lexues i dërgonin përdoruesit drejt uebfaqeve apo reklamave të ndryshme. Gjithashtu kjo teknologji nuk kishte shumë përkrahje edhe brenda Microsoft-it.

Microsoft Tag po adreson licencën e tij të teknologjisë për kodet QR tek ofruesi Scanbuy, i cili ka pranuar të mbështesë këtë teknologji në platformën e tij ScanLife duke filluar nga 18 shtatori i këtij viti. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Windows 10, versioni i fundit i instaluar vetëm 6.6% të kompjuterëve

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>