Lajmet

Microsoft të arnojë dobësinë, vrimën në Flash përpara lëshimit të Windows 8

Publikuar , 13 Shtator 2012
0
Microsoft të arnojë dobësinë, vrimën në Flash përpara lëshimit të Windows 8

Microsoft planifikon që të lëshojë një arnim për një dobësi në Flash në Windows 8 së shpejti, duke e ndërruar vendimin e hershëm për të pritur derisa sistemi operativ të jetë në dispozicion për të gjithë.

Ndryshimi pason kritikat në media për pritjen për të bërë arnimin për një dobësi të njohur që krijuesi i Flashit Adobe tashmë e kishte arnuar.

Në Windows 8, Microsoft ka vendosur Flashin në Internet Explorer 10, duke marrë përgjegjësinë për përditësim të shfletuesit kur Adobe lëshon arnime. Flash është në mesin e rreziqeve më të mëdha të sigurisë të bazuara në shfletues.

Në një deklaratë të dërguar me e-mail gjatë ditës së martë, Microsoft tha që ishte duke punuar me Adobe për të zhvilluar një arnim për IE10.

“Ky përditësim do të jetë në dispozicion së shpejti,” tha ndërmarrja. “Përfundimisht, qëllimi ynë është që të sigurohemi që Flash Player në Windows 8 është gjithmonë i sigurt dhe i përditësuar dhe për të drejtuar planin tonë të lëshimit aq afër me atë të Adobe sa është e mundur.”

Paul Henry, i cili është analist ligjor dhe i sigurisë në Lumension, u shpreh që lëshimi i arnimit përpara se Windows 8 të jetë në raftet e dyqaneve ishte një lëvizje e mirë parandaluese.

“Ata janë vetëm duke u bërë gati për të rrotulluar gjërat në atë sistem operativ dhe gjëja e fundit që ata duan është ta lëshojnë atë, të kenë adoptim të madh në ndërmarrje dhe pastaj menjëherë të goditet me një problem për shkak të një çështjeje të njohur të palës së tretë,” tha Henry. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Microsoft paralajmëron përdoruesit për një tjetër përditësim të rrezikshëm

Lajmet e fundit>