Siguri

Microsoft: Të dhënat tregojnë se Vista është më e sigurt se XP

Publikuar , 03 Nëntor 2008
0
Microsoft: Të dhënat tregojnë se Vista është më e sigurt se XP

Microsoft ka raportuar 77 mang në Windows Vistasi nga janari në qershor krahasuar me 116 që ishin në gjashtë mujorin e parë të vitit 2007, sipas raportit të pestë të Security Intelligence.

Të dhëna e tjera tregojnë se XP është i sulmuar më shpesh se sa Vista. Në kompjuterët me XP, softuerët e Microsoft përmbanin 42 përqind të mangësive të sigurisë, ndërsa 58 përqind janë gjetur në programet e palëve të treta. Në kompjuterët me Vista, kishte vetëm 6 përqind sulme ndaj softuerëve të vet, derisa 94 përqind ishin nga softuerët të palëve të treta.

”Kalimi në Vista është një gjë e sigurtë” thotë Vinny Gullotto, menaxher i Përgjithshëm i Microsoft Malware Protection Center. “Për ne është e qartë se sulmi ndaj Vista apo ndërhyrjet në Vista, janë duke u bërë çdo ditë e më të vështira” thotë Gullotto.

Numri më i madh i ndërhyrjeve ishte i lançuar për Windows 2000 dhe Windows Server 2003, thotë Microsoft. Hakerët duket se çdo ditë e më shumë po sulmojnë surfuesit kinezë të internetit. Microsoft ka zbuluar se 47 përqind e ndërhyrjeve të shkaktuara nga shfletuesit janë të drejtuara ndaj sistemve në gjuhën kineze.

 

LEXO EDHE:  Tumblr hiqet nga App Store, lejoi publikimin e imazheve të abuzimit seksual me fëmijët

Lajmet e fundit>