Lajmet

Microsoft Teams drejt realitetit virtual me avatarët 3D

Nga: PCWorld
Publikuar , 04 Nëntor 2021
Përmes inteligjencës artificiale do të imitohen lëvizjes dhe gjestet e personave duke sjellë prezencën fizike në biseda edhe kur kamera është e fikur. Microsoft Teams drejt realitetit virtual me avatarët 3D

Microsoft prezantoi ditën e Mërkure avatarët virtualë 3D në aplikacionin Teams si pjesë e përpjekjes drejt “metaverse”.

Platforma që Microsoft e quan “mesh” do të takojë njerëzit në hapësirën virtuale me apo pa një pajisje të realitetit virtual.

Funksionalitetet e reja do të jenë të disponueshme në gjysmën e parë të 2022 dhe vinë pak ditë pasi Facebook tregoi dhoma të ngjashme virtuale komunikimi si pjesë e ribrandimit në Meta.

Avatarët 3D të Microsoft do të përfaqësojnë një person në takimet Teams kur ata nuk duan të ndezin uebkamerën.

Përmes inteligjencës artificiale do të imitohen lëvizjes dhe gjestet e personave duke sjellë prezencën fizike në biseda edhe kur kamera është e fikur.

Avatarët mund të imitojnë edhe lëvizjes e gojës kur po flisni duke sjell shprehi. Kompanitë dhe organizatat mund të krijojnë hapësirat e tyre 3D për takimet.

Microsoft ashtu si Facebook ka produktet e veta të realitetit virtual që e quan HoloLens por ndryshe nga Oculus ofrohet vetm për konsumatorët e biznesit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Vazhdon eksodi i gjigantëve të teknologjisë nga CES 2022