Lajmet

Microsoft Teams dy orë jashtë shërbimi

Nga: PCWorld
Publikuar , 27 Prill 2021
Kësaj here problemet prekën vetëm Teams ndërsa shërbimet e tjera si Azure, Xbox Live, Office vijuan normalisht. Microsoft Teams dy orë jashtë shërbimi

Microsoft Teams ishfe offline për dy orë në SHBA, Evropë dhe Azi. Raste të bllokimit të aksesit kishte thuajse në mbarë botën ku përdoruesit merrnin kode gabimi 401 ndërsa përpiqeshin të aksesonin shërbimit nga uebi.

Microsoft gjithashtu paralajmëroi se ca përdorues mund të shohin degradim të performancës. Është hera e dytë që Microsoft Teams bie brenda muajit pas problemeve që pati në fillim të Prillit.

Në muajin Mars për 4 orë të tjera shërbimi ishte i paaksesueshëm për shkak të një ndryshimi në metodën e verifikimit në aplikacion edhe pse nuk ishte i vetmi shërbim që pati probleme.

Kësaj here problemet prekën vetëm Teams ndërsa shërbimet e tjera si Azure, Xbox Live, Office vijuan normalisht. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Nga 1 Korriku heqja e tarifave roaming në Ballkanin Perëndimor