Lajmet

Microsoft Teams pasurohet me tre funksione të reja

Publikuar , 09 Janar 2019
0
Në Shtator Microsoft tha se 329,000 organizata përdorin aplikacionin. Teams është lançuar dy vite më parë dhe ka shënuar një sukses të paprecedent. Microsoft Teams pasurohet me tre funksione të reja

Ditën e sotme Microsoft lançoi disa funksione të reja në aplikacionin e Office 365 Microsoft Teams.  Ky aplikacion konkurron me Google Hangouts Chat, Facebook Workplace dhe Slack.

Funksionet e reja janë shpërndarja e vendndodhje, një kamër inteligjente dhe mundësinë për të regjistruar dhe dërguar mesazhe audio.

Në Shtator Microsoft tha se 329,000 organizata përdorin aplikacionin. Teams është lançuar dy vite më parë dhe ka shënuar një sukses të paprecedent.

Sa i përket veçorive, më i dobishmi është shpërndarja e vendodhjes. Me kamerën inteligjente mund të realizoni foto objekteve dhe ti ruani në mënyrë sekrete në Teams.

Së fundit për ata që shkrimi i mesazheve është një dhimbje Teams bën të mundur dërgimin e mesazheve audio. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  AMD Threadripper 2990WX arrin frekuencë rekord prej 6Ghz

Lajmet e fundit>