Lajmet

Microsoft Teams përdoret nga 200,000 organizata

Mar 12 2018
0 Shpërndarje
Vetë Office 365 ka 120 milion përdoruesi biznese, një numë ri madh që Microsoft padyshim kërkon ta sjellë në Teams. Microsoft Teams përdoret nga 200,000 organizata

Microsoft asnjëherë më parë nuk ka treguar sesa individë përdorin Teams, aplikacionin dhe shërbimin i cili do të konkurrojë me Google Hangouts Chat, Facebook Workplace dhe Slack.

Megjithatë kompania zbuloi ditën e sotme se Teams, pjesë e Office 365, përdoret nga 200,000 organizata në 181 tregje dhe 39 gjuhë.

Kur u lançua një vit më parë, Teams përdorej nga 50,000 organizata ndërsa ky numër shkoi në 125,000 në Shtator të 2017-ës.

Vetë Office 365 ka 120 milion përdoruesi biznese, një numë ri madh që Microsoft padyshim kërkon ta sjellë në Teams.

Por si krahasohet me rivalët? Google dy javë më parë lançout Hangouts Chat për përdoruesit e G Suite. Ky i fundit përdoret nga 3 milion biznese sipas Google.

Facebook kishte 30,000 përdorues biznesi të Workplace deri në Tetor të 2017-ës ndërsa Slack numëron 6 milion përdorues ditorë kur 2 milion paguajnë për shërbimin.

Nisur nga kjo mësojmë se Microsoft Teams është më i madh sesa ato që ofrojnë Google dhe Facebook por ende larg Slack. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>