Lajmet

Microsoft Teams po rritet me shpejtësi

Dec 11 2018
0 Shpërndarje
Sipas Spiceworks penetrimi i Microsoft Teams u rrit nga 3% në 2016-ën në 15% në 2018-ën. Microsoft Teams po rritet me shpejtësi

Sipas një raporti të fundit, adoptimi i Microsoft Teams, një prej rivalëve më të egër të Slack, po rritet me shpejtësi duke u bërë aplikacioni i dytë më i madh i kolaborimit në 2020-ën dhe parakaluar Slack dhe Google Hangouts.

Gjetjen vinë nga 900 kompani IT në Evropë dhe SHBA.

Sipas Spiceworks penetrimi i Microsoft Teams u rrit nga 3% në 2016-ën në 15% në 2018-ën.

Raporti parashikon që të arrijë në 41% në 2020-ën ndërsa Slack do të mbetet me 18% dhe Google Hangouts me 12%.

Vetëm 1% do ti përkasë Facebook.

Suksesi i Microsoft Teams dukej i pashmangshëm nisur nga numri i madh i bizneseve që përdorin ekosistemin e aplikacioneve dhe shërbimeve të Microsoft. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  HELLO Solaborate përgatitet për lançimin e produkteve të reja në Kickstarter

Lajmet e fundit>