Lajmet

Microsoft Teams vendos kufizime për disa përdorues

Nga: PCWorld
Publikuar , 16 Nëntor 2020
Së shpejti Microsoft Teams do të heqë privilegjet e historikut nga përdoruesit të cilët nuk kanë qenë pjesë e takimit që në fillim në ftesën e parë. Microsoft Teams vendos kufizime për disa përdorues

Nëse bëheni shpesh pjesë e takimeve Microsoft Teams dhe dëshironi që pjesëmarrësit të kenë një kopje të çdo gjëje që është ndarë gjatë takimi, duhet të keni parasysh përditësimin që po vjen.

Së shpejti Microsoft Teams do të heqë privilegjet e historikut nga përdoruesit të cilët nuk kanë qenë pjesë e takimit që në fillim në ftesën e parë.

Ndryshimi është pjesë e axhendës së Microsoft 365 dhe do të vijë së bashku me limitin e 1,000 pjesëmarrësve.

Përditësimi vjen në Dhjetor të 2020-ës dhe nëse hostoni takime të shpeshta Microsoft Teams, do të duhet ti ftoni të që në fillim të gjithë ata që duan akses në të dhënat e shpërndara.

Microsoft Teams ishte një prej shërbimeve më të përdorura gjatë pandemisë nga punonjës, nxënës e studentë dhe ky popullaritet po vazhdon edhe sot e më shumë gjasa nuk do të ndryshojë për ca kohë.

Kompania ka planifikuar më shumë opsione të reja siç është transkriptimi automatik në Shkurt të 2020. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Adobe Flash gjen fundin e tij në Windows 10