Blog

Microsoft: Telefonët inteligjentë kanë “vdekur” dhe njerëzit ende se kanë kuptuar

Publikuar , 07 Maj 2017
0
Sundimi i telefonëve inteligjent si qendra e inovacionit ka mbaruar tha Alex Kipman, shefi i HoloLens pranë Microsoft. Microsoft: Telefonët inteligjentë kanë “vdekur” dhe njerëzit ende se kanë kuptuar

Të ardhurat e gjeneruara nga Apple iOS pritet të arrijnë vlera rekord prej 1 trilion dollarësh këtë vit por telefoni i cili i dha shkëlqimin kompanisë Amerikane i përket së kaluarës shprehet një ekzekutiv i Microsoft.

Sundimi i telefonëve inteligjent si qendra e inovacionit ka mbaruar tha Alex Kipman, shefi i HoloLens pranë Microsoft.

“Telefoni tashmë ka vdekur. Njerëzit ende se kanë kuptuar,” tha ai për Bloomberg. Sipas Kipman platforma e cila do të zëvendësojë telefonin do të jetë një pajisje e realitetit virtual si HoloLens.

Sipas tij është potenciali i projektimit të HoloLens që e bën këtë teknologji zëvendësuesin e duhur të ekranave, telefonëve dhe televizorëve. Por ai nuk është i vetmi që mendon kështu.

Edhe shefi i Apple Tim Cook i është referuar realitetit virtual si diçka e ngjashme me një telefon inteligjent. Mark Zuckerberg gjithashtu ndan të njëjtin mendim me Oculus.

Sidoqoftë qëndrimet e Kipman godasin spekulimet se Microsoft mund të ndërtojë telefonë përsëri në të ardhmen. Megjithatë në vizionin e Satya Nadella ato nuk janë telefonët që të gjithë njohim sot. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Bie përdorimi, Skype braktis stilin e Snapchat

Lajmet e fundit>